RTSH Sport Live

Kosova, Challandes: Na duhen 11 lojtarë për ta ndalur Ibrën

  • 27/03/2021
  • |
  • Kosova
Kosova, Challandes: Na duhen 11 lojtarë për ta ndalur Ibrën
Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes në konferencë për shtyp para ndeshjes me Suedinë

Përfaqësuesja e Kosovës do të nisë aventurën e saj në kualifikueset e Kupës së Botës, “Katar 2022” të dielën në një përballje me Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ora 20:45. Trajneri i “Dardanëve”, Bernard Challandes ka dalë në një konferencë për shtyp duke bërë një analizë në funksion të sfidës.

Padyshim, që nuk kishte se si të mungonte dhe pyetja se si do të ndalet një lojtar si Ibrahimoviç në këtë sfidë. Nuk ka munguar dhe përgjigja e trajnerit, i cili ka theksuar: “Nuk na duhen dy, por 11 lojtarë për të ndalur Ibrahimoviç. Ne do të luajmë si një ekip, do të mbrojmë të gjithë bashkë në këtë sfidë”.

Challandes ka vendosur theksin te disa gabime që janë evidentuar së fundmi, dhe jo vetëm, në aspektin mbrojtës. Pavarësisht kundërshtarit që ka përballë, ai thekson se  është moment për të bërë korigjimet e nevojshme.

“Kemi shfaqur problem në aspektin mbrojtës, ndaj Suedisë duhet të korrigjojmë disa gabime, si në aspektin individual, ashtu dhe në lojën në grup. Do të përballemi me një skuadër shumë të fortë, Suedia është një nga ekipet më të mira në botë. Për të arritur diçka në këtë sfidë, ne duhet të bëjmë një paraqitje shumë të mirë”, ka theksuar trajneri i Kosovës.

Pas ndeshjes me Suedinë, Kosovën e pret transferta me Spanjën