Kosova merr një fitore të rëndësishme në kualifikuet e kampionatit Europian që do të zhvillohet në Gjermani. Ekipi drejtuar nga Primozh Gliha mposhti Izraelin me rezultatin 1-0, ndeshje e prapambetur për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme. Momenti vendimtar ishte në minutën e 41-të, me Milot Rashicën, i cili bëri një lëvizje të bukur dhe ia doli të shënonte golin e vetëm të takimit dhe të fitores. Me këtë fitore, Kosova renditet në vendin e katërt në kuotën e 10 pikëve, 5 distanca larg nga Zvicra e vendit të dytë, por përfaqësuesja helvete ka një ndeshje më pak për të luajtur. Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” ishte në gjendje të mjerueshme, kapiteni i Izraelit, Eran Zahavi nuk u kursye sa i përket terrenit.
“Ishte më shumë stallë derrash se fushë futbolli. E dinim se nuk do të ishte e lehtë. Do të japim çdo gjë në ndeshjet me Zvicrën dhe Rumaninë, pasi situata në grup nuk ka ndryshuar shumë. Por natyrisht do të ishte më mirë sikur të fitonim”.
Më datë 18 dhe 21 nëntor Kosova do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit. Më datë 18 nëntor ndaj Zvicrës dhe tre ditë më pas ndaj Bjellorusisë në Prishtinë. Matematikisht shpresat për kualifikim janë minimale, por përfaqësuesja dardane do të provojë të gjitha mundësitë.