RTSH Sport Live

Kosova mundet nga Greqia, e mbyll ndeshjen me nëntë lojtarë

  • 05/06/2022
  • |
  • Kosova
Kosova mundet nga Greqia, e mbyll ndeshjen me nëntë lojtarë
Një gol i Bakasetas në minutën e 36-të ka vendosur fatin e sfidës në “Fadil Vokrri”

Kosova është mundur 1-0 nga Greqia të dielën në mbrëmje në “Fadil Vokri”, në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve, Grupi 2, Liga C. Një ndeshje që nisi mirë për “Dardanët”, të cilët u afruan me golin me anë të Zenelit dhe Muriqit. Me kalimin e minutave, përfaqësuesja greke arriti të ingranohet në lojë e madje të gjejë dhe rrugën e rrjetës në minutën e 36-të me anë të Bakasetas me një goditje nga distanca.

Rastet në minutat në vazhdim nuk munguan për të dyja skuadrat, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Duhet thënë se Kosova e mbylli këtë sfidë me nëntë lojtarë. Në minutën e 72-të Fidan Aliti u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa në fund të takimit është portiere Muriq, i cili u ndëshkua me kartonin e kuq për një prekje të topit me dorë jashtë zone.

Ndeshjen e radhës, përfaqësuesja e Kosovës do e luajë përsëri në “Fadil Vokrri”, ditën e enjte përballë është Irlanda e Veriut.