RTSH Sport Live

Kosova, në fillim të 2022-shit me trajner të ri

  • 19/11/2021
  • |
  • Kosova
Kosova, në fillim të 2022-shit me trajner të ri
FFK nis shqyrtimin e kandidaturave për stolin e përfaqësueses së të rriturve

Përfaqësuesja e Futbollit e Kosovës pritet të ketë një trajner të ri në fillim të vitit të ardhshëm. Ky objektiv është vënë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, të mbajtur të enjten në mbrëmje. Në njoftimin e gjatë të Federatës, ku flitej për të gjitha pikat e diskutuara në mbledhje, shkruhej ndër të tjera se: “KE diskutoi dhe trajtoi një varg emrash mjaft të mirë për postin e përzgjedhësit të ekipit përfaqësues së të rriturve, pas ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin Bernard Shalondë.

Në këtë drejtim, KE do të shqyrtojë me kujdes të veçantë dhe analizojë çdo kandidaturë të mundshme në mënyrë që në fillim të vitit të ri FFK-ja ta ketë njeriun e duhur që do ta drejtojë ekipin e të rriturve.” Kujtojmë që Bernard Shalondë u shkarkua nga detyra më 13 tetor, për shkak të rezultateve të dobëta.

Në dy ndeshjet e fundit të “Dardanëve”, atë miqësore të humbur 0-2 në Prishtinë me Jordaninë, dhe ajo e fundit në kuadër të Eliminatoret e Botërorit, ajo barazim 1-1 kundër Greqisë, në stol përkohësisht ishte slloveni Primozh Gliha, por shumë shpejt Kosova do të ketë një emër të ri si trajner.