RTSH Sport Live

Kosova përmbyset në Belfast

  • 24/09/2022
  • |
  • Kosova
Kosova përmbyset në Belfast
“Dardanët” janë mundur 2-1 nga Irlanda e Veriut

Kosova ka pësuar një humbje 2-1 përballë Irlandës së Veriut, në Belfast, në stadiumin “Windsor Park”, takim i vlefshëm për Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve. Pas një pjese të parë me disa raste të humbura dhe me rrjeta të paprekura, formacioni i drejtuar nga Alain Giresse arriti të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 58-të me anë të Muriqit.  Pas këtij momenti dukej gjithçka në rrugën e duhur për Kosovën, por vendasit kanë arritur të reagojnë.

Në minutën e 82-të është Whyte që ka vendosur barazpeshën, ndërsa Magennis 90'+3 i ka dhënë fitoren Irlandës së Veriut, që është e para për të në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Me këtë humbje, Kosova rrezikon vendin e dytë në grupin 2 të Ligës C.

Skuadra e Giresse mbyll aventurën në këtë edicion të tretë të Ligës së Kombeve në “Fadil Vokrri” ku përballë do të ketë Qipron, ndërsa Irlanda e Veriut do të udhëtojë për në Greqi.