Kosova i ka nisur me barazim kualifikueset e Kampionatit Europian 2024 në një ndeshje që meritonte shumë e shumë, edhe sepse në 90 minuta ka qenë mbi kundërshtarin e saj. Bëhet fjalë për ballafaqimin me Izraelin, që është luajtur në Tel-Aviv e që ka përfunduar 1-1.
Izraelitët nën presionin e vazhdueshëm të kosovarëve kanë shënuar në portën e tyre në të 35’ me Dasa, kjo pas tentativës së Rashicës për të gjetur golin. Madje në pjesën e dytë, pikërisht në të 48’, Kosovës i anullohet gol nga sistemi VAR, sepse Rashica shkaktoi faull duke e prekur topin me dorë. Dhe në të 56’ Peretz gjen golin e barazimit që do të mbetet në fuqi deri në fund përtej rasteve për shënim të Kosovës.
Tanimë skuadra e Alen Zhires kthehet në fushën e lojës të martën, ndërsa në Prishtinë do të presë Andorrën në ora 20:45 me shpresën se do t’i ketë tre pikët e sigurta.