RTSH Sport Live

Kosova, Shaland për miqësoren me Lituaninë: E rëndësishme

  • 23/03/2021
  • |
  • Kosova
Kosova, Shaland për miqësoren me Lituaninë: E rëndësishme
Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Shaland, në të gjithë fushën: Suedia nuk është vetëm Ibrahimoviç

Përfaqësuesja e Kosovës do të zbresë nesër në fushë, për sfidën miqësore me Lituaninë, para se të hapë ciklin e kualifikueseve të Botërorit, “Katar 2022”, kundër Suedisë të dielën.

Trajneri , Bernard Shaland, në konferencën për shtyp, ka deklaruar: “Miqësorja me Lituaninë, për mua dhe Kosovën është e rëndësishme. Shpresoj që është në kohën e duhur dhe duhet ta nisim me këmbën e mbarë.

Prania e Rrahmanit - “Rrahmani nuk do të jetë i disponueshëm për këtë sfidë, por e rëndësishme është që të jetë këtu me ne për të vazhduar terapinë. Mundësitë janë minimale që të zbresë në fushë me Suedinë, të shikojmë me Spanjën”.

Përjashtimi i Muriç –  Siç është bërë e ditur, portieri, Aro Muriç është përjashtuar nga përfaqësuesja e Kosovës për shkaqe disiplinore. “Së pari, lajmet se pati një përplasje mes Aros dhe Edon Zhegrovës, janë të pavërteta, sepse nuk ka pasur diçka të tillë. Sa i përket pjesës tjetër, ne tashmë e kemi marrë vendimin dhe për mua kjo çështje mbyllet këtu. Ne do të vazhdojmë të punojmë. Ajo që mund të them është se Aro ka thyer disiplinën dhe kaq”.

Kualifikimi, i vështirë – Kosova bën pjesë në Grupin B të eliminatoreve të Botërorin 2022, bashkë me Spanjën, Suedinë, Greqinë e Gjeorgjinë. “Tashmë nisim një fushatë të re për Kampionatin Botëror dhe e kemi parasysh sa e vështirë është  të kualifikohemi në këtë ngjarje, pasi ndodhemi në një grup shumë të fortë. Nëse them se do të shkojmë në Katar, atëherë ndoshta do të qeshni me mua. Nëse them se nuk ka shpresa, do të thoni se nuk jam trajner i mirë. Është e qartë dhe e përsëriti, sepse gjithmonë them të njëjtën gjë. Unë kurrë nuk mendoj për rezultatet, por gjithmonë mendoj për përformancën dhe progresin. Të gjitha ndeshjet duhet t’i marrim për t’u zhvilluar, sepse jemi Kosova. Unë jam këtu për të zhvilluar dhe për të dërguar sa më lartë rezultatet e Kosovës. Vetëm nëse bëjmë progres, atëherë do të vijnë edhe rezultatet e mira. Gjatë tërë kohës duhet të vazhdojmë të zhvillohemi”, ka thënë Challandes.

Nga miqësorja me Lituaninë, tek fillimi i kualifikueseve, ndeshja me Suedinë - Kosova e hap ciklin e kualifikueseve për Botërorin 2022 me ndeshjen kundër Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 28 mars. Më 31 mars luan në transfertë ndaj Spanjës.  “Suedia ka një ekip të mirë, me apo pa Ibrahimoviçin. Ibra është një lojtar fantastik, por Suedia e ka edhe lojtarë të tjerë. Problemi kundër Suedisë nuk është vetëm Ibra, por gjithë ekipi. Duhet të gjejmë zgjidhje si ekip kundër një ekipi të fortë në çdo repart. Dua të luajmë lojën tonë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Edhepse pa Amir Rrahmanin, kundër Suedisë ne do të gjejmë zgjidhje. Mungesa e Rrahmanit na komplikon punën si ekip. Por, duhet të jemi të gatshëm”.