RTSH Sport Live

Kosova siguron medalje me xhudisten Distria Krasniqi

  • 24/07/2021
  • |
  • Tokio 2020
Kosova siguron medalje me xhudisten Distria Krasniqi
Krasniqi mundi në gjysmëfinale mongolezen, Urantsetseg Munkhabat. Në finale, me japonezen Funa Tonaki

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka arritur të triumfojë në Lojërat Olimpike duke siguruar medaljen. Në gjysmëfinale, xhudistja dardane ka arritur të triumfojë përballë rivales mongoleze, Urantsetseg Munkhabat në peshën 48 kg. 25 vjearja tashmë ka siguruar zonën e medaljes, do të garojë në finale e madhe për të pretenduar të artën. Në finale, Distria takohet me japonezen Funa Tonaki, që pas një gare shumë të fortë mposhti ukrainasen Dariya Bilodid.