RTSH Sport Live

Kosova siguron medaljen e dytë në Tokio, është Nora Gjakova

  • 26/07/2021
  • |
  • Tokio 2020
Kosova siguron medaljen e dytë në Tokio, është Nora Gjakova
Xhudistja kosovare mposhti japonezen, Tsukasa Yoshida. Në finale do të ndeshet me njërën mes Xhesika Klimkait dhe Sara Leon Sisike

Kosova ka arritur të sigurojë medaljen e dytë në Lojërat Olimpike, Tokio 2020. Pas Distria Krasniqi, e cila mori të artën, tanië shtë radha e Nora Gjakovës që të ngjitet në podium. Xhudistja kosovare ka arritur të shkojë në finale pasi mundi japonezen, Tsukasa Yoshidan në gjysmëfinale.

Ishte një ndeshje e luftuar e cila u vendos në shtesë, me suksesin e Nora Gjakovës, e cila për të mbërritur deri këtu kishte mposhtur më parë holandezen Sanne Verhagen e më pas sllovenen Kaja Kajzer, në kategorinë deri në 57 kilogram.