Sapo kanë përfunduar ndeshjet e javës së 34-t të kampionatit kosovar. Ballkani fiton pastër 3-0 në shtëpi përballë Fushë Kosovës dhe hedh një hap të madh drejt titullit kampion.
Kur kanë mbetur edhe 2 javë nga përfundimi i kampionatit, skuadra e Ilir Dajës kryeson e vetme renditjen me 4 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt.
Llapi fiton 1-0 përballë Malishevës dhe qëndron i vetëm në vendin e dytë, pasi Drita zhgënjen në shtëpi dhe ndalet në një barazim pa gola nga Feronikeli.
Gjilani fiton 3-1 në transfertë përballë Lirisë së Prizrenit, ndërsa Prishtina mundet 1-0 nga Dukagjini.