RTSH Sport Live

Kriza e Barçës, i duhen 500 milionë për të shpëtuar

  • 10/06/2022
  • |
  • Spanjë
Kriza e Barçës, i duhen 500 milionë për të shpëtuar
Mbledhja e aksionerëve do të mbahet më 16 qershor për të gjetur një zgjidhje për situatën e vështirë ekonomike

Barcelona është në krizë. Klubi katalanas po përjeton një krizë të rëndë ekonomike, e cila vitin e kaluar çoi në shitjen e Messit. Zëvendëspresidenti i sektorit ekonomik të klubit, Eduard Romeu ka deklaruar: “Vlera neto është negative, 500 milionë euro, pikërisht aq sa na duhet për të shpëtuar Barcelonën”.

“Prandaj është urgjente të gjejmë një zgjidhje të menjëhershme, të financojmë një treg të përbërë nga objektiva të rëndësishëm si Leëandoëski, por edhe sepse nëse nuk do të bënim asgjë, mund të shtonim rreth 150 milionë humbje në këtë kurs”, shpjegoi Romeu. Një krizë që është edhe rezultat i drejtimit të mëparshëm: “Kjo situatë rrjedh nga trashëgimia që na lanë, nga gjërat që janë bërë, por janë bërë keq dhe nga ato që nuk janë bërë fare”.

Ndër zgjidhjet për të lehtësuar situatën, kryesorja është shitja e disa aksioneve të Barça Licensing and Merchandising (BLM), kompania në pronësi të klubit që kontrollon pjesën e shitjes me pakicë dhe e Barça Studios, njësia që merret me krijimin dhe shpërndarja e materialit audiovizual: "Për BLM kemi një ofertë prej 275 milionë euro. Është një ofertë e mirë, por nuk na mjafton. Për të marrë më shumë para na duhet kohë, që është shpata e madhe e Damokleut që kemi. Koha dhe durim”. Prioriteti është mbyllja e vitit aktual me një notë pozitive: “Pas tre vitesh humbje radhazi, situata duhet të kthehet”.