RTSH Sport Live

Kryeministri Rama për mediat italiane: Kemi një stadium të bukur, mbështes Romën

  • 18/05/2022
  • |
  • Të tjera
Kryeministri Rama për mediat italiane: Kemi një stadium të bukur, mbështes Romën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për “Tuttosport” në lidhje me finalen e Conference League që do të luhet në “Air Albania”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat italiane, më konkretisht për mikrofonët e Tuttosport, në lidhje me finale e parë europiane që do të luhet në Shqipëri. Të mërkurën e ardhshme, më 25 maj, në “Air Albania do të diskutohet trofeu i Conference League mes italianëve të Romës dhe holandezëve të Feyenoord.

"Ne kemi një nga stadiumet më të bukura në Evropë dhe për ne do të jetë një Super Bowl i vogël. Të shqetësuar për fansat e shumtë? Të shqetësuar jo, por do të jetë një risi absolute për ne. Për sa i përket mikpritjes, ne jemi një vend që do të luftojmë edhe  për Champions League”.

Një nga dy finalistët është skuadër italiani, pikërisht  Roma: “Jam shumë i lumtur, që në fëmijëri kam bërë tifo për italianët në sport, më pas Roma u bë e veçantë edhe për shkak të José Mourinho”.