RTSH Sport Live

Ksavi: Barcelona është klubi më i vështirë në botë

  • 03/12/2021
  • |
  • Spanjë
Ksavi: Barcelona është klubi më i vështirë në botë
Trajneri i katalanasve foli për ambiciet e klubit gjatë konferencës për shtyp në funksion të ndeshjes të së shtunës kundër Betis

"Barcelona është klubi më i vështirë në botë, tifozët janë shumë kërkues dhe nuk mjafton të fitosh, duhet të luash mirë. Ne i kushtojmë shumë rëndësi fitores kundër Villarrealit, por jemi të vetëdijshëm se nuk ishim mirë në disa faza të ndeshjes”. Xavi shkon drejt e në rrugën e tij, i vetëdijshëm se ka ende shumë punë për të bërë pas dy sukseseve të fundit në La Liga. "Me Villarrealin kemi qenë të guximshëm, kemi krijuar raste. Duhet të përmirësohemi në mbrojtje, të mbajmë topin. Jemi duke u përmirësuar, jemi intensivë, të koncentruar, fitojmë shumë duele. Objektivi i Barcelonës është për të fituar. Ne jemi një ekip i krijuar për të konkurruar dhe në fund të sezonit do të shohim rezultate. Por qëllimi është gjithmonë fitorja”.

Më pas diskutimi kalon në tregun e transferimeve, nga De Jong ("Ai nuk është në merkato, është një lojtar shumë i rëndësishëm, që bën diferencën: di të shënojë, di të japë pasimin e fundit, ka luajtur mes linjave, ai është Frankie që duam" ).Për Dembélé, që I skadon kontrata në fund të sezonit. "Në tribunë nëse nuk rinovon? Nëse një lojtar është nën kontratë, ai luan. Është gjithashtu çështje imazhi. Duhet të jemi optimistë dhe të mendojmë se ai do të rinovojë, unë preferoj të mendoj për këtë. Ai është mirë,  është në 100%,  është i lumtur”.

Për sulmin është përmendur emri I Cavani. “Është një lojtar i mirë, por unë preferoj të flas për ata që janë këtu, të cilët kanë dashurinë e tifozëve tanë për ta shfrytëzuar atë maksimalisht. Deri në janar do të shohim, është herët, klubi po punon për të forcuar ekipin dhe dikush do të duhet të largohet. Ne duhet të jemi të kujdesshëm duke marrë parasysh kufirin e pagave. Por ne po punojmë për të bërë përforcime”.