RTSH Sport Live

Kthehet nga huazimi, Egnatia “blindon” sulmuesin

  • 15/06/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Kthehet nga huazimi, Egnatia “blindon” sulmuesin

Redi Kasa rikthehet nga huazimi dhe rinovon kontratën e tij me Egnatian deri në vitin 2027.

“Përshëndetje Kampionë ! Klubi njofton se sulmuesi Redi Kasa ka mbaruar huazimin 6-të mujorë tek NK Olimpija Ljubljana në Slloveni. Kasa së bashku me Presidentin Agim Demrozi kanë zgjatur bashkëpunimin në deri në vitin 2027-të.

Sulmuesi pasi rinovoi kontratën u ngjit direkt në bordin e “avionit të Kampionëve” për tu berë gati për fluturimin Europian”, shkruhet në njoftimin e klubit.