Partizani vazhdon që të përforcojë organikën në prag të sezonit të ri. Kryeqytetasit njoftojnë se kanë blerë mbrojtësin Vangjel Zguro, që ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me “të kuqtë”. Zguro është një emër i njohur i futbollit shqiptar, që ka luajtur me disa skuadra në Superiore, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e Strugës.
“FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Vangjel Zguron. Mbrojtësi i majtë bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës pozitive në Maqedoninë e Veriut ku fitoj titullin kampion me Strugën. Zguro ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë 1 vjeçare. Në Shqipëri mbrojtësi pogradecar është aktivizuar me Korabin, Pogradecin, Luftëtarin, Kamzën, Kukësin, Skënderbeun dhe Bylis”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.
Ndërkohë Partizani vazhdon fazën përgatitore në Pogradec nën drejtimin e trajnerit Shehi.