RTSH Sport Live

Kualifikueset, Kosova e nis me humbje

  • 28/03/2021
  • |
  • Kosova
Kualifikueset, Kosova e nis me humbje
Mundet 0-3 në Prishtinë përballë Suedisë, tani e pret sfida e hekurt me Spanjën

Ka rezultuar një zhgënjim nisja e betejës së Eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” edhe për Kosovën, pasi ajo është mundur 0-3 në fushën e vet përballë Suedisë. Në fakt, skuadra e trajnerit Bernard Shalondë vinte pas një fitoreje bindëse në miqësoren e para pak ditëve me Lituaninë, por e ka gjetur veten në disavantazh pas vetëm 12 minutash lojë, kur një veprim i zgjuar i veteranit të rikthyer, Zllatan Ibrahimoviç, i dha mundësi Agustinsonit të shënojë.

“Dardanët” do të pësojnë edhe një gol të dytë në minutën e 35-të, kur Aleksandër Isak këmbëngul në zonë dhe përshëndet rrjetën. Me epërsinë dygolëshe të Suedisë do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa e dyta do të sjellë edhe një gol të 3-të për nordikët, që shënojnë 20 minuta para fundit të kohës së rregullt, me një 11-metërsh të saktë të Sebastian Larsonit.

Suedia fiton kështu 3-0 dhe ndan kreun e grupit me nga 6 pikë secila me Spanjën, që kapërceu më herët pësimin e një goli në Gjeorgji, duke fituar me përmbysje, 2-1, por vetëm në minutat shtesë. Kosova ndan fundin e renditjes me gjeorgjianët, me 0 pikë, ndërsa Greqia mban vendin e 3-të, me një pikë.