RTSH Sport Live

Kumbulla dhe Bajrami 90’ në stol në barazimin me 6 gola të Sasuolos me Milanin

  • 14/04/2024
  • |
  • Itali
Kumbulla dhe Bajrami 90’ në stol në barazimin me 6 gola të Sasuolos me Milanin

Sasuolo dhe Milani i dhanë sot jetë një dueli ku edhe pse u shënuan plot gjashtë gola asnjëra nga skuadrat nuk mundi të festonte fitoren.

Dueli nisi vrullshëm me Pinamontin (4′) dhe Lauriente (10′), të cilët shokuan miqtë nga Milano me dy gola të shpejtë. Të besuarit e Piolit qëndruan në lojë falë golit të Leaos Leao (20′).

Në pjesën e dytë vendasit u futën më të vendosur në fushë duke shënuar edhe golin e tretë me atë të Lauriente (53′). “Djalli” nuk hoqi dorë dhe barazoi shifrat me golat e Joviç (59′) dhe Okafor (84′).

Si Bajrami edhe Kumbulla qëndruan në stol në të 90’ e lojës. Ndërsa me këtë hap fals Milani i jep një mundësi të artë Interit që të fitojë “yllin” e dytë në derbin e javës që vjen.

Nëse Interi i Asllanit fiton sot në mbrëmje përballë Kaljarit atëherë në takimin e radhës përballë Milanit i mjafton edhe një pikë të festuar titullin e 20-të.