RTSH Sport Live

Kupa e Gjermanisë, Bayern turpërohet nga një skuadër e Ligës 3!

  • 01/11/2023
  • |
  • Gjermani
Kupa e Gjermanisë, Bayern turpërohet nga një skuadër e Ligës 3!
Neuer me shokë lejuan Saarbrücken të rikthejë rezultatin pas golit të Müller. Goli i 2-1 u shënua në minutën e 96-të dhe vulosi daljen e bavarezëve nga raundi i 16-të i Dfb-Pokal

Marrëdhënia e hidhur e Thomas Tuchel me Dfb-Pokal vazhdon, ajo që vitin e kaluar pa Bayern-in e tij të largohej nga skena në çerekfinale disa ditë pasi ai mori drejtimin. Megjithë epërsinë e shënuar nga Müller (16'), bavarezët u përbysën nga Saarbrücken, skuadër që merr pjesë në Ligën 3 në Gjermani.  Gaus realizoi golin e 2-1 në minutën e 96-të, që nënkuptonte eliminimin e bavarezëve.

Edhe Freiburg është gjithashtu jashtë Kupës së Gjermanisë, pas humbjes 1-3 përballë Paderborn. Bilbija(dopietë) dhe Muslija firmosën disfatën e skuadrës së drejtuar nga Christian Streich.

 Dortmund dhe Bayer Leverkusen avancojnë, pas fitoreve respective: me Hofenheim 1-0 dhe Sandhausen 5-2.