RTSH Sport Live

Kupa e Gjermanisë njeh gjysmëfinalistet

  • 02/03/2022
  • |
  • Gjermani
Kupa e Gjermanisë njeh gjysmëfinalistet
Mbyllen çerekfinalet, Hanover 96-Lajpcig erdhi drejtpërdrejt në RTSH Sport

Kupa e Gjermanisë, një nga ekskluzivitet madhore sportive të Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, ka mbyllur të mërkurën në mbrëmje çerekfinalet, duke përcaktuar edhe skuadrat gjysmëfinaliste. Dhe pasi ka sjellë të martën përballjen midis Union Berlinit dhe St. Paulit, që u fitua nga kryeqytetasit me shifrat 2-1, transmetuesi publik ka sjellë në kanalin RTSH Sport edhe një nga 3 përballjet më të spikatura të së mërkurës, atë midis Hanover ’96-ës dhe Lajpcigut.

Dhe kjo ndeshje ka qenë një rrugë me një kalim për skuadrën mike, teksa ka fituar me shifrat 4-0, me nga dy gola të shënuar për secilën pjesë loje. Nkunku ka hapur rrjedhën e golave, duke realizuar në minutën e 17-të, pas pasimit të Olmos. 5 minuta më pas, është sërish Nkunku, që përshëndet rrjetën, këtë radhë pas pasimit të Gvardiolit.

Me këtë epërsi të dyfishtë të Lajpcigut do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa në të dytën, Laimer shfrytëzon pasimin e Silvas, për të shënuar golin e 3-të, në minutën e 67-të. Gjashtë minuta më vonë është vetë Silva që kthen në gol pasimin e Anxhelinos. Mbyllet kështu me fitoren 4-0 kjo përballje dhe Lajpcigu siguron vendin në finalen e Kupës së Gjermanisë.