RTSH Sport Live

Kupa e Italisë: Dopieta e Bajramit nuk mjafton për Empolin, kualifikohet Napoli

  • 13/01/2021
  • |
  • Itali
Kupa e Italisë: Dopieta e Bajramit nuk mjafton për Empolin, kualifikohet Napoli
Di Lorenzo, Lozano dhe Petagna nënshkruajnë kualifikimin e Napolit për në çerekfinale, por loja nuk është bindëse. Mbrëmje magjike për Bajramin, çfarë dopiete!

Napoli vazhdon përpara, por nuk është bindës. Kupa e Italisë i jep Gattusos fitoren me Empolin dhe sfidën e çerekfinales kundër Romës ose Spezia, por jo ndjesinë e një skuadre që po e gjen veten përsëri.

Pas performancës së paqartë në Udine dhe fitoren e arritur vetëm në finale me Bakayoko, një tjetër provë në diskutim kundër kryesuesve të Serie B, të cilët dolën në fushë në stadiumin Diego Armando Maradona të mbushur me linja të dyta, pak nga zgjedhja dhe pak nga problemet Covid, i cili bëri që ASL e Napolit të bllokonte pesë anëtarë para ndeshjes.

Di Lorenzo, Lozano dhe Petagna firmosën për kalimin e skuadrës në çerekfinale, duke e bërë të padobishme mbrëmjen magjike të Bajrami, mesfushori 21-vjeçar, shqiptar i Zvicrës, autor i një dopiete fantastike për Empolin.

Një tjetër shqiptar i Empolit ka festuar sot. Bëhet fjalë për 18 vjeçarin, Kristjan Asllani, i cili ka bërë debutimin e tij në skuadrën e parë. Ndërkohë, te Napoli, Hysaj nuk u aktivizua, ndërsa Rrahmani luajti për 90 minuta.