RTSH Sport Live

Kupa e Italisë: Lazio në çerekfinale, e prêt Napoli

  • 21/01/2021
  • |
  • Itali
Kupa e Italisë: Lazio në çerekfinale, e prêt Napoli
Lazio-Parma 2-1: Avantazhit të Parolo iu përgjigj Mihaila, në minutën e fundit një autogol i portierit Colombi

Lazio ka arritur të marrë një fitore 2-1 në përballjen me Parmën, duke marrë kështu vendin e fundit, që kishte mbetur I lirë në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Gjithçka u vendos nga një autogol i portierit të Parmës, Colombi, i cili shënoi në portën e tij pas goditjes me kokë të Muriqit.

Sfida u zhbllokua që në minutën e 23-të me Parolin, pas shtyllave të goditura nga Muriqi e Pereira. Parma u përgjigj me të riun Mihaila, që vendosi barazpeshën shtatë minuta nga fundi. Por fati ishte me skuadrën e Lazios, që në minutën e 90-të arriti të sigurojë biletën për në çerekfinale ku e prêt skuadra e Napolit.

Sulmuesi kosovar, Muriqi në këtë ndehsje është aktivizuar për 90 minuta, si asnjëherë tjetër, dhe golin e dytë e konsideron si të tijin dhe jo një autogol: “Ndihem shumë  lumtur që kam shënuar dhe jemi kualifikuar për në çerekfinale. Është goli im i parë dhe jam i lumtur për ndeshjen”.