RTSH Sport Live

Kupa e Shqipërisë: Teuta eliminon Kukësin, rikthehet Vllaznia

  • 17/03/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Kupa e Shqipërisë: Teuta eliminon Kukësin, rikthehet Vllaznia
Skuadrat gjysmëfinaliste: Pas Laçit dhe Skënderbeut, kualifikohen dhe Teuta e Vllaznia

Janë mësuar emrat e katër skuadrave gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Pas Laçit dhe Skënderbeut, janë Teuta e Vllaznia që kanë prerë biletën për në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Durrsakët kanë eliminuar në çerekfinale skuadrën e Kukësit, një akt i zhvilluar me një ndeshje të vetme, ku diferencën e ka bërë një gol i Emiljano Vilës në minutën e 10-të. Skuadra e trajnerit Martini do të vazhdojë për më tej në këtë kompeticion, ndërsa Kukësi duket se ka humbur dhe trenin e fundit që do e dërgonte në Europë.

Vllaznia rikthehet tek fitorja në “Loro Boriçi”, duke mundur Korabin 1-0, me një gol të Krujës, të shënuar në pjesën e parë. Një sukses që i jep të drejtën për të vazhduar më tej në Kupën e Shqipërisë, por në të njëjtën kohë dhe një sinjal për një rikthim në rrugën e duhur. Rezultatet e fundit në kampionat kanë krijuar shumë zhurmë në kampin shkodran.

KUPA E SHQIPËRISË

Çerekfinalet/Rezultatet

LAÇI-PARTIZANI 0-0(4-3 me penallti)

Penalltitë: Çinari gol, Shehu gol, Mala gol, Musta jo, Bardhi jo, Deliu gol, Cara jo, Ignjatoviç gol, Murataj gol, Mazrekaj gol

DINAMO-SKËNDERBEU 1-3

Golat: Uelber 63′ / Mensah 22′, Berisha 43′, Pusi 60′

VLLAZNIA-KORABI 1-0

Golat: Kruja 16’

TEUTA-KUKËSI 1-0

Golat: E.Vila 10’