RTSH Sport Live

Kupa Interkontinentale, Ançeloti sfidon Paçukën për të hyrë në historinë e Realit

  • 5 orë para
  • |
  • Futboll Bota
Kupa Interkontinentale, Ançeloti sfidon Paçukën për të hyrë në historinë e Realit

Për trajnerin italian triumfi përballë Paçukës (18:00) do të thoshte shumë pasi do të ngrinte lart trofeun e 15-të si trajner i Realit. Në këtë mënyrë ai do të kalonte Migel Munjozin, i cili me 14 titujt e fituar si teknik i madrilenëve, kishte vendosur një rekord, të cilin deri pak vite më parë të gjithë mendonin se ishte i paarritshëm.

Në Lusail të Katarit formacioni spanjoll do të kërkojë që të marrë primatin edhe sa i përket titujve Interkontinental. Deri më sot e ka fituar tri herë këtë trofe (1960, 1998 y 2002) duke qenë në të njëjtën kuotë me Penjarol, Milan, Nacional dhe Boka Zhunios. Formacioni nga Uruguai në 1966 dhë ai argjentinas në 2000 janë të vetmit që kanë mundur Realin në një finale të Kupës Interkontinentale.