RTSH Sport Live

Laçi i Europës nis nga… Laska

  • 07/02/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Laçi i Europës nis nga… Laska

Fitorja e tretë radhazi në kampionat dhe e dyta me përmbysje. Pas ndeshies me Teuten fituar me shifrat 4-3, Laçi ia doli të merrte një fitore të madhe ndaj Partizanit. Rezultati 1-2 kënaq kurbinasit që tani e shohin veten në vendin e tretë në kuoten e 29 pikëve, dy distanca larg nga Partizani i vendit të dytë.

Nië fitore gë ka kënaqur presidentin e klubit Pashk Laska, i cili për RTSH Sport do të shprehej: “Ishte një ndeshje e bukur dhe mjaft e vëeshtirë. Ekipi luajti mirë dhe mori tre pikët që na inkurajojnë shumë për të ardhmen. Duam që të sigurojmë kualifikimin për në Kupat e Europës për vitin që vjen”.

Përveç arritjes në Kupat e Europës nëpërmjet kampionatit, një tjetër objektiv i rëndesishëm për kurbinasit është fitimi i Kupës së Shqipërisë. Kreu i klubit kurbinas pa frikë do të shprehej:”Objektivi ynë është të arrijmë deri në fund të këtij kompeticioni. Mendoj se kemi një ekip me organikën e duhur për të arritur një qëllim si ky. Duam të mbyllim sezonin me një trofe dhe Kupa e Shqipërisë është objektivi ynë i madh”.