RTSH Sport Live

Lacio gjen fitoren, Juve nuk gabon

  • 06/12/2021
  • |
  • Itali
Lacio gjen fitoren, Juve nuk gabon
Një garë pa histori në Marassi, e vendosur nga goli i Milinkovic-Savic dhe dopieta e Immobile. Cuadrado dhe Dybala, fitorja bardhezi

Gjithçka ishte e lehtë për Lacion, që mundi 3-1 Sampdorian, duke iu rikthyer kështu fitores pas tri javësh të thata dhe iu bashkua Romës me 25 pikë. Perdja bie në ndeshjen e Marasit në fund të pjesës së parë, e dominuar nga bardhekaltërit. Në 7 'Milinkovic-Savic(I cili u ndëshkua dhe me karton të kuq) e zhbllokon, pastaj ngjitet në skenë Immobile, i cili dyfishon në 17' dhe arrin tripletën në 37'. Samp zgjohet në pjesën e dytë, por është vonë. Golin e shënoi Gabbiadini në minutën e 89-të.

Juventus nuk gabon duke mposhtur Genoan 2-0, fitorja e dytë radhazi në Serie A. Një ndeshje e dominuar nga bardhezinjtë ndaj skuadrës së Shevchenkos dhe e pasuruar nga goli i Cuadrado në minutën e 9-të direkt nga një goditje këndi. Sirigu e mbajti Genoan në lojë me të paktën katër pritje vendimtare kundër De Ligt dhe Dybala, por nuk mund të bënte asgjë ndaj argjentinasit në tetë minuta të mbetura.