RTSH Sport Live

Laporta: Do të bëj ç’mos për të rikthyer Messi-n

  • 15/05/2023
  • |
  • Spanjë
Laporta: Do të bëj ç’mos për të rikthyer Messi-n

Pas triumfit numër 27 në La Liga, presidenti i Barcelonës ka patur shumë pak kohë për të festuar pasi në mikrofonët e gazetarëve u premtoi tifozëve rikthimin e bujshëm të Lionel Messi-t në “Camp Nou”.

“Do të bëj ç’mos të risjell Messi-n në Barcelonë. Kemi bërë mrekullinë e parë duke shpëtuar klubin nga falimenti, tani do të punojmë për ta bërë edhe më konkurues”, tha Laporta për mikrofonët e “Barça TV” e “Movistar”.

Siç dihet Messi ka vendosur të mos vazhdojë aventurën në Ligue 1, ai nuk do të jetë më pjesë e skuadrës të Parisit. Por sa i përket destinacionit të ri nuk ka një vendim. Për momemtin dy janë alternativat më të mundshme... Al-Hilal në Arabi dhe Barcelona.

Skuadra saudite ka joshur “Pleshtin” duke i ofruar një paketë financiare, e cila shkon deri në 400 milionë euro ndërsa Barcelona konkuron me “armë” të tjera. Familja e Messi-t nuk dëshiron që të jetojë në Arabi dhe do të ishte e lumtur që të rikthehej në Barcelonë atje ku ka jetuar prej gati 20 vitesh.