RTSH Sport Live

Lautaro fundos Salernitanën, realizon 4 gola

  • 30/09/2023
  • |
  • Itali
Lautaro fundos Salernitanën, realizon 4 gola
Pas një pjese të parë të ekuilibruar, në pjesën e dytë Toro zuri vendin e Sanchez dhe kompletoi fitoren 4-0

Pas humbjes ndaj Sassuolos, Interi ka reaguar dhe ka ngritur menjëherë kokën. Në javën e shtatë të Serisë A, skuadra e Inzaghit mundi 4-0 Salernitanën dhe qëndron në krye, krah për krah me Milanin. Në Arechi në pjesën e parë, zikaltërit nisën më mirë dhe kontrolluan topin, por nuk arritën të gjenin portën dhe vendasit i rezistuan sulmit duke shtrënguar linjat dhe duke u nisur rrezikshëm në kundërsulm.

Më pas në pjesën e dytë Lautaro Martinez hyn në vend të Sanchez dhe thyen monotoninë duke vendosur ndeshjen me një katërshe të jashtëzakonshme (62', 77', 85' dhe 89').

Hyri dhe shkundi ndeshjen duke e thyer bllokadën e vendasve me një prekje të bukur pas një asistimi nga Thuram dhe më pas duke goditur objektivin edhe tri herë të tjera për një shfaqje pokeri. Cilësi dhe dinamizëm i një lideri të vërtetë.

STATISTIKA

  • Lautaro Martínez ka arritur shifrën e nëntë golave në shtatë paraqitjet e tij të para të sezonit në një turne të vetëm të Serisë A për herë të parë në karrierën e tij; argjentinasi është gjithashtu lojtari që ka shënuar më shumë në kampionatin aktual (nëntë).
  • Lautaro Martínez është lojtari i parë që shënon katër gola si zëvendësues në një ndeshje të Serisë A.
  • Interi ka arritur katër suksese radhazi jashtë shtëpisë pa pësuar gol në Serie A për herë të parë që nga periudha midis gushtit dhe tetorit 2012.
  • Që nga Seria A 2019/20 Interi ka arritur të paktën gjashtë fitore në shtatë javët e para të kampionatit, me Antonio Conte si trajner (gjashtë fitore dhe një humbje edhe në atë rast).
  • Marcus Thuram është lojtari që ka bërë më shumë asistime në këtë Serie A (katër). Për më tepër, francezi është lojtari i parë që ka dhënë katër asistime në shtatë paraqitjet e tij të para për Interin në Serie A që kur Opta ka nisur të mbledhë këto të dhëna (që nga viti 2004/05).