RTSH Sport Live

Leao refuzon milionat arabe, portugezi qëndron te Milani

  • 26/06/2024
  • |
  • Itali
Leao refuzon milionat arabe, portugezi qëndron te Milani

Rafa Leao i thotë jo Arabisë. Në orët e fundit, sulmuesi portugez ka përfunduar në shënjestrën e Al-Hilal, një klub që luan në Ligën Saudite Pro dhe me trajner Jorge Jesus, trajneri që e lançoi Leaon në futbollin elitar.

Një ide e cila do të mbetet e tillë: Leao ka bërë të ditur se nuk dëshiron të largohet nga Milani dhe futbolli europian për t'u transferuar në Arabi. As përballë një oferte monstruoze prej 20 milionë eurosh në vit.

Oferta, siç raportohet nga Corriere dello Sport, i është paraqitur edhe Antonio Leaos, babait dhe përfaqësuesit të sulmuesit kuqezi. Në diskutimet e zhvilluara me klubin saudit, vullneti i Leaos dhe i vetë Milanit ka qenë gjithmonë shumë i qartë: klubi kuqezi do ta shiste Leaon vetëm nëse do të paguhej klauzola e lirimit prej 175 milionë euro.

Prandaj, oferta prej 100 milionësh që klubi saudit ishte gati të propozonte ishte e kotë. Përcaktues është edhe vullneti i lojtarit, i cili ka përsëritur disa herë se dëshiron t'i japë përparësi Milanit.