RTSH Sport Live

Leçe fiton derbin e mbijetesës, Bajrami dhe Berisha kuqezinjtë që zbritën në fushë

  • 21/04/2024
  • |
  • Itali
Leçe fiton derbin e mbijetesës, Bajrami dhe Berisha kuqezinjtë që zbritën në fushë

Sfida e mbijetesës në “Mapei” është një dramë për Sasuolon dhe një pikë kthese për Leçen. Miqtë shënuan dy gola në 15 minutat e para të lojës me Gendrey dhe Dorgu. Vendasit nuk arrijnë që të reagojnë dhe në pjesën e dytë Piccoli e mbylli sfidën pas një kundërsulmi perfekt, duke çuar në 3-0 rezultatin përfundimtar.

Leçe shkon në +7 pikë nga zona e rënies, ndërsa Sassuolo qëndron në vendin e parafundit në klasifikim.

Mesfushori i kombëtares shqiptare Nedim Bajrami nisi sfidën si titullar për Sasuolon, por u zëvendësua sapo nisi pjesa e dytë, ndërsa Kumbulla qëndroi në stol gjatë gjithë takimit.

Në kampin e Leçes mungonin Ramadani dhe Dermaku, por në minutën e 75-të u fut në fushë si zëvendësues mesfushori kuqezi Medon Berisha.