RTSH Sport Live

Leverkusen nuk njeh ndalesa

  • 27/11/2023
  • |
  • Gjermani
Leverkusen nuk njeh ndalesa
Garë dyshe në krye të Bundesligës, ndeshje e çmendur në Dortmund

Ndeshje Vazhdon gara dyshe në majën e renditjes së Bundesligës, teksa Bajer Leverkusen iu përgjigj flakë për flakë Bajernit të Mynihut. Bavarezët fituan 1-0 në Këln të premten në mbrëmje dhe morën përkohësisht kreun, por të shtunën Leverkusen u rikthye në majë falë fitores 3-0 kundër Werderit, në Bremen.

Në 12 javë, skuadra e Alonsos ka arritur 11 fitore dhe vetëm një barazim, në fushën e Bajernit. Dy skuadrat e kreut nuk njohin humbje dhe mbajnë në distancë Shtutgartin, fitues 2-1 në Frankfurt, kundër Eintrahtit. Një ndeshje e çmendur ishte ajo në derbin e Borusiave në Dortmund, ku skuadra vendase fitoi 4-2 kundër Moenchengladbach.

Miqtë kryesonin 2-0 pas gjysmë ore lojë, por pjesa e parë u mbyll me vendasit në epërsi 3-2, ndërkohë që fitorja u sigurua vetëm në minutën e 97-të, me golin e katërt. Borusia Dortmund ngjitet në vendin e katërt, duke i marrë vendin Laipcigut që u mund 2-1 në Wolfsburg.