RTSH Sport Live

Liam Davies, kampion Europe për U18

  • 10/06/2022
  • |
  • Të tjera
Liam Davies, kampion Europe për U18
Nis në Shëngjin Europiani i Snukerit, 12 ditë garë në katër kategori moshe

Lajam Dejvis, bilardist nga Uellsi, është Kampion Europe për moshën deri në 18 vjeç në disiplinën e Snukerit. Një kampionat Europian, që ka nisur nga e enjtja në Shëngjin dhe që po vjen dhe në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar. Luhet për moshën deri në 16 vjeç, 18 vjeç, 21 vjeç dhe Master e për rreth 12 ditë ky kampionat pritet të sjellë shumë emocione jo vetëm në Shëngjin, por dhe për të gjithë teleshikuesit shqiptar.

Në Kategorinë e 18-vjeçarëve kanë marrë pjesë 66 bilardistë mes të cilëve dhe shqiptarët Klent Kaçi dhe Joel Demaj, të cilët nuk kanë shkuar më shumë se sa raundin i 1/32 të finaleve. Në raundin gjysmëfinal Lajam Dejvis ka fituar Antoni Kazakov, 4-2, kurse kundërshtari i tij, Leon Krovlej, 4-2 ndaj Ben Mertens.

Një finale e ethshme, pas së cilës Dejvis u shpall fitues 4-1 dhe ishte Kampioni i parë i Europianit të Snukerit në Shëngjin për vitin 2022. Në këtë mënyrë, Europiani i Snukerit ka nisur shumë i fortë.