RTSH Sport Live

Licensimi i klubeve për sezonin 2025-26, kriteret që duhen plotësuar

  • 02/12/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Licensimi i klubeve për sezonin 2025-26, kriteret që duhen plotësuar

Departamenti Ligjor dhe i Licensimit të klubeve në Federatën Shqiptare të Futbollit informon të gjithë klubet dhe administratën e licensimit se ka filluar procesi i licensimit të klubeve aplikante për një licensë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2025-2026.

Kriteret që duhet të plotësohen janë gjashtë: 1-kriteri sportiv, 2-kriteri i përgjegjësisë sociale dhe mbrojtjes së mjedisit, 3-kriteri i infrastrukturës, 4-kriteri i administratës dhe personelit, 5-kriteri ligjor dhe 6-kriteri financiar.

Afatet për paraqitjen e dokumentacionit nga ana e klubeve aplikante janë :

a-Afati i brendshëm për dorëzimin e dokumentacionit për pesë kriteret e para është data 31 janar 2025.

b-Afati përfundimtar për dorëzimin e dokumentacionit për pesë kriteret e para është data 28 shkurt 2025.

c- Për kriterin financiar afati i brendëshëm është data 28 shkurt 2025 dhe afati përfundimtar është data 31 mars 2025.

Procesi do të mbyllet më 31 mars 2025, sipas afateve të përcaktuara nga FSHF dhe UEFA.

Gjatë kësaj periudhe klubet aplikante për licensë duhet të paraqesin në Departamentin Ligjor dhe Licensimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur gjashtë kriteret që kërkohen për të përmbyllur me sukses këtë proces.

Sic edhe kemi komunikuar bashkërisht, Departamenti Ligjor dhe i Licensimit të klubeve do të organizojë një workshop ditën e premte (datë 13.12.2024, ora 11.00 në ambjentet e FSHF-së në të cilin duhet të marrin pjesë Drejtori i klubit si dhe financieri),  me të gjithë klubet aplikante për licensë, për t’i asistuar dhe ndihmuar në këtë proces.

Departamenti Ligjor dhe Licensimit në FSHF, ju ka dërguar edhe me postë dhe e-mail një njoftim për fillimin e këtij procesi.

Të gjithë Rregulloret (e Licensimit & Infrastrukturës) ju mund ti gjeni edhe në faqen e web të FSHF-së: www.fshf.org/rregulloret.