RTSH Sport Live

Liga e Konferencës, gjyqtarë shqiptarë për Prishtinën

  • 17/07/2021
  • |
  • Kosova
Liga e Konferencës, gjyqtarë shqiptarë për Prishtinën
Prishtina-Connah's Quay, do të drejtohet nga Eldorjan Hamiti, me asistent Nertil Bregasi e Orgest Grabova, i katërt Kreshnik Cjapi

Prishtina do të zbresë në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” më 20 korrik ku do të përballet me Connah's Quay, kampione e Uellsit. Dy skuadra që janë eliminuar në raundin e parë të Ligës së Kampioneve e tani do të matin forcat në Ligën e Konferencës. Por e veçanta e kësaj sfide, më konkretisht për Prishtinën, është se do të gjykohen nga gjyqtarë shqiptarë.

UEFA i ka besuar Eldorjan Hamitit për të vendosur drejtësi në këtë sfidë, i ndihmuar nga Nertil Bregasi e Orgest Grabova si asistentë, ndërsa i katërt do të jetë  Kreshnik Cjapi. Një provë e rëndësishme për “xhaketat e zeza” nga Shqipëria, për të treguar aftësitë e tyre.