Liverpooli është rikthyer të vrapojë në ndeshjen e javës së 25-të të Premier League, duke harruar menjëherë barazimin që mori mbrëmjen e së mërkurës në derbin ndaj Evertonit të luajtur për herë të fundit në Goodison Park. Në fakt, Reds mundën Wolverhampton 2-1 në Anfield dhe u kthyen në +7 ndaj Arsenalit, me golat e Luis Diaz dhe penalltinë e Salah që e bënë Slot të lumtur.
Formacioni i trajnerit Slot ngjitet në 60 pikë në krye të tabelës. Wolverhampton mbetet me 19 pikë, pak mbi zonën e rënies.
Në sfidën tjetër të ditës, Tottenham mundi 1-0 Manchester United në Londër, me një gol të shënuar nga Maddisonnë minutën e 13-të. Spurs ngjiten në kuotën e 30 pikëve duke kaluar pikërisht Djajtë e Kuq që mbeten në 29 pikë.