RTSH Sport Live

Liverpuli bën gati 60 milionë euro për pasardhësin e Salah

  • 29/03/2024
  • |
  • Futboll Bota
Liverpuli bën gati 60 milionë euro për pasardhësin e Salah

Ylli i sulmit të Liverpulit mund të vijë sërish nga futbolli egjiptian. Me Mohamed Salah, që gati për t'i thënë lamtumirë “Anfield”, drejtuesit e klubit anglez kanë filluar të kërkojnë një sulmues të ri në prag të sezonit 2024/2025.

Ky hulumtim e ka çuar klubin anglez në gjurmët e Omar Marmoush, sulmuesit egjiptian të Eintracht Frankfurt dhe kombëtares së Afrikës së Veriut.

Sipas asaj që raporton BILD, në fakt, drejtuesit e Liverpoolit po përgatisin në këtë drejtim një ofertë afër 60 milionë euro për lojtarin.

Marmoush (25 vjeç) ka bërë 33 paraqitje dhe ka shënuar 15 gola për klubin gjerman gjatë sezonit aktual, ndërsa më parë kishte veshur edhe fanellën e Wolfsburgut, St. Pauli dhe Shtutgartit.