RTSH Sport Live

Lojërat Olimpike: alarmi i infektimit, Japonia drejt kufizimeve të reja

  • 09/04/2021
  • |
  • Tokio 2020
Lojërat Olimpike: alarmi i infektimit, Japonia drejt kufizimeve të reja
Rastet në rritje pas ndalimit të kufizimeve që përfunduan në 21 Mars

Autoritetet japoneze, në Tokio, po përgatiten të forcojnë masat kundër Covid, më pak se tre javë pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe pak më shumë se 100 ditë para Olimpiadës. Lojërat do të hapen më 23 korrik në kryeqytetin japonez, ku infeksionet ishin zvogëluar me gjendjen e jashtëzakonshme, por janë rritur që nga ndalimi i kufizimeve (21 Mars).

Masat e reja, shumë më pak të ashpra sesa kufijtë e vendosur në vendet e tjera, parashikojnë mbylljen e restoranteve dhe bareve në orën 20:00, nën kërcënimin me një gjobë. Qyteti i Osaka (në perëndim) është tashmë nën masa të posaçme pas një rritje të rasteve Covid-19, e cila çoi në anulimin e stafetës së pishtarit olimpik në rrugët publike.

Nga e hëna dhe deri më 11 maj, pjesa më e madhe e kryeqytetit do t'i nënshtrohet gjithashtu masave të reja që janë të ngjashme me gjendjen e mëparshme të jashtëzakonshme, për të penguar shpërthimet e infeksionit, thanë autoritetet.

Vaksinimi po përparon shumë ngadalë në Japoni, e cila deri më tani ka aprovuar vetëm vaksinën nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer. Vetëm punonjësit e kujdesit shëndetësor kanë marrë doza dhe vaksinimi i të moshuarve ende nuk ka filluar.