RTSH Sport Live

Luka Modriç, mungesa e madhe e Kroacisë?

  • 17/06/2021
  • |
  • Futboll Bota
Luka Modriç, mungesa e madhe e Kroacisë?
Mesfushori nuk ka qënë i pranishëm në stërvitjen e të martës dhe të mërkurës me ekipin

Kapiteni i kombëtares kroate dhe lojtari i Realit të Madridit, Luka Modric, nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e pjesës tjetër të ekipit në Rovinj të martën dhe të mërkurën, - kanë deklaruar mediat kroate, duke aluduar se mesfushori është i dëmtuar. Titujt e gazetave kroate të mërkurën ishin: Po Modric? A është i dëmtuar apo është thjesht i lodhur?" kjo ishte pyetja e Vecernji list, pasi vuri në dukje se Modric mori pjesë vetëm në fazën e nxemjes por jo në pjesën tjetër të seancës stërvitore me skuadrën.

Kombëtarja kroate, e cila humbi 1-0 kundër Anglisë të Dielën, po përgatitet për ndeshjen e saj të dytë në Kampionatin Evropian këtë të Premte kundër Republikës Çeke. Zëdhënësi i ekipit kombëtar, Tomislav Pacak, i shpjegoi të përditshmes sportive Sportske Novosti se Modric "stërvitej, por në njëzet minutat e fundit ai kishte një program të veçantë pasi ishte dita e dytë pas ndeshjes".

Gazeta deklaron se lojtari 36-vjeçar i Madridit "luan shkëlqyeshëm, por në disa minuta ai ka një trajtim specifik, i cili është logjik", dhe e përfshin atë në formacionin e tij të mundshëm për t'u përballur me Republikën Çeke.