RTSH Sport Live

Lushnja, barazim dramatik me Burrelin

  • 25/09/2022
  • |
  • Futboll Vendi
Lushnja, barazim dramatik me Burrelin
Golit të Kryemadhit 12’ i është përgjigjur Daci 101’

Sfida e prapambetur, ajo e javës së parë mes Lushnjës dhe Burrelit është mbyllur në barazim 1-1. Në “Roza Haxhiu” sfida është zhbllokuar në minutën e 12-të nga Kryemadhi, që i ka dhënë avantazhin skuadrës matjane. Ndërkohë, lushnjarët kanë arritur të gjejnë golin në minutën e 101, një barazim dramatik, që u ka dhënë dy skuadrave nga një pikë.

Me këtë barazim, Lushnja ndodhet në kuotën e 4 pikëve, vendi i 6 në klasifikim(1 fitore, 1 barazim, 1 humbje) 5 gola të shënuar dhe 5 të pësuar. Burreli ndodhet në vendin e parafundit në klasifikim me 2 pikë(2 barazime dhe 1 humbje). 2 gola të shënuar dhe 7 të pësuar.