RTSH Sport Live

Lushnja mund Besëlidhjen, mendon Pepa

  • 17/09/2022
  • |
  • Futboll Vendi
Lushnja mund Besëlidhjen, mendon Pepa
Lushnjarët kanë marrë një fitore 3-2 përballë lezhjanëve, në ndeshjen e transmetuar në RTSH

Lushnja ka arritur një fitore të rëndësishme në javën e tretë të Kategorisë së Parë duke mundur me rezultatin 3-2 Besëlidhjen. Në një ambjent të rinovuar në “Roza Haxhiu”, në ndeshjen e transmetuar në RTSH, pjesa e parë ishte mjaft emocionuese. Skuadra lushnjare, që drejtohet nga Klodian Duro, arriti të shënojë dy herë, me Cankën 6’ me penallti dhe Pepën 25’.

Por skuadra lezhjane arriti të reagojë kur pjesa e parë po i afrohej fundit, duke shënuar me Da Silva 42’ dhe Shehu 43’, barazim 2-2, rezultat që mbylli dhe pjesën e parë. Në pjesën e dytë është përsëri Pepa që shënoi një gol mjaft të bukur nga distanca dhe që kishte vlerën e tri pikëve.

Në ndeshjet e tjera, Flamurtari ka arritur të gjejë fitoren e parë në këtë sezon: 3-0 në fushën e Turbinës. Fitore edhe për Korabin, 2-0 përballë Luzi 2008. Tërbuni ka marrë një fitore 2-1 përballë Tomorit.