RTSH Sport Live

Luzi 2008 dhe Besa, barazim paqësor

  • 18/03/2023
  • |
  • Futboll Vendi
Luzi 2008 dhe Besa, barazim paqësor
Derbi i Kavajës fal nga një pikë për secilën skuadër, që dhurojnë gola e festë në fushë

Luzi 2008 dhe Besa, në derbin e rrethit të Kavajës, janë ndarë në paqe mes tyre. Gjithçka ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, teksa në fund të 90 minutave është fiksuar barazimi 2-2.

Onuh, i cili ka shënuar në të 3’, krijon idenë se do të jetë një fitore e lehtë për Besën e Gugash Maganit, që në fakt po kërkon të forcojë pozicionin e vet brenda Play-off të Kategorisë së Parë për t’u ngjitur në Superiore. Dhe me këtë gol të Onuh verdhezinjtë e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Luzi 2008 ka një tjetër mendësi në 45 minutat e dyta, teksa në të 58’ Hoxha ka barazuar. Mirëpo Besa nuk dorëzohet dhe Edmond Hoxha, kjo në të 66’, jep avantazhin përsëri për kavajasit. Katër minuta përpara përfundimit të ndeshjes, Treni fikson barazimin 2-2 dhe nga një pikë për secilën skuadër.

Ndërkohë java e 20-të e Kategorisë së Parë ka fiksuar dhe barazime të tjera. Fillimisht në Cërrik mes Turbinës e Lushnjës, 1-1, e më pas dhe Lezhë, Besëlidhja – Skënderbeu 0-0. Fitore minimale për Korabin dhe Tomorin, që kanë triumfuar 1-0 ndaj Tërbunit dhe Burrelit, kurse java mbyllet të hënën me ndeshjet Apolonia – Oriku dhe Flamurtari – Dinamo. Aktualisht kampionati kryesohet nga Skënderbeu me 38 pikë.

JAVA XX

E shtunë, 18 mars 2023

LUZI 2008 – BESA                                    2-2

TURBINA – LUSHNJA                                      1-1

KORABI – TËRBUNI                                1-0

BESËLIDHJA – SKËNDERBEU              0-0

TOMORI – BURRELI                                1-0

 

E hënë, 20 mars 2023

APOLONIA – ORIKU                               ora 14:00

FLAMURTARI – DINAMO                      ora 17:00