RTSH Sport Live

Luzi-Besa dhe Valbona-Vora, në RTSH

  • 18/03/2023
  • |
  • Futboll Vendi
Luzi-Besa dhe Valbona-Vora, në RTSH
Kategoria e Parë dhe e Dytë, në ekranin e gjithë shqiptarëve

Kategoria e Parë ka hyrë në fazën më interesante të saj ku gabimet mund të kushtojnë shtrenjtë. Java e 20-të rezervon përballje të forta. Ditën e shtunë duke filluar nga ora 15:00 do të luhen 5 takime. RTSH ka menduar të sjellë për shikuesit takimin mes  Luzit dhe Besës, një derbi i vogël që pritet të dhurojë emocione. Luzi, renditur në vendin e 10-të nuk fiton prej 3 javësh, ndërkohë që Besa drejtuar nga Magani vjen me një moral më të lartë psa fitores me Turbinën me shifrat 5-1. 

Në takimet e tjera, Turbina do të presë Lushnjen, ndërsa Skënderbeu do të kërkojë të ruajë kreun ndaj Besëlidhjes në transfertë, me ekipin lezhjan që ndodhet në vendin e fundit. Ndeshje të rëndësishme janë edhe dy përballjet e fundit si Korabi-Tërbuni dhe Tomori-Burreli. Ditën e hënë do të zhvillohen dy takime. Duke filluar nga ora 14:00, Apolonia do të presë Orikun. Ndërsa kryendeshja e kësaj jave është takimi mes Flamurtarit dhe Dinamos, dy skuadrat që ndodhen në vendin e dytë dhe të tretë, ku kryeqytetsait janë vetëm 1 pikë larg. 

RTSH ka menduar për shikuesit një tjetër sfidë emocionuese, atë mes Valbonës dhe Vorës, përballje e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë së Dytë. Në Grupin A, skuadra e Vorës ndodhet në vendin e parë në kuotën e 35 pikëve, ndërsa Valbona në vendin e tretë ku diferenca është 5 pikë. Për ekipin tropojan, nuk ka rrugë tjetër përvec fitores për ta çuar në 2 pikë larg diferencën.