RTSH Sport Live

Luzi trondit Bylisin, AF Elbasani ngjitet i vetëm në krye

  • 09/03/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Luzi trondit Bylisin, AF Elbasani ngjitet i vetëm në krye

Sapo kanë përfunduar ndeshjet e javës së 24-t të Kategorisë së Parë, që kanë dhuruar rezultate shumë interesante.

Luzi ka shkaktuar surprizën e ditës në këtë turne, pasi ka mposhtur me rezultatin 3-1 Bylisin. Pas kësaj disfate ballshiotët detyrohen që ti lëshojnë kreun AF Elbasanit, që ka fituar me goleadë 5-0 në transfertë përballë Besës.

Flamurtari reagon pas humbjes shtëpiake përballë Burrelit, duke fituar në transfertë 2-0 përballë Kastriotit. Zhgënjen Vora, që mundet 2-1 nga Burreli, ndërsa Korabi fiton në shtëpi 2-1 përballë Tomorit.

Nuk ka fitues në derbin e Myzeqesë, pasi Lushnja dhe Apolonia barazojnë 1-1 në “Roza Haxhiu”. Të pafat lagunarët, që humbasin një penallti në minutën e 95-të të takimit.

Kategoria e Parë – Java e 24-t

Korabi-Tomori                   2-1

Lushnja-Apolonia            1-1

Kastrioti-Flamurtari         0-2

Burreli-Vora                       2-1

Besa-AF Elbasani              0-5

Luzi-Bylis                              3-1