RTSH Sport Live

Magani, motivim nën presion

  • 30/11/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Magani, motivim nën presion
Trajneri i Tiranës kërkon fitoren në derbi, forma e Partizanit nuk i tremb bardheblutë

Trajneri i Tiranës, Gugash Magani, thotë se skuadra e tij është gati për t’u përballur e për të kërkuar fitoren me Partizanin të dielën. Ai nuk i druhet presionit, thotë se Tirana presionin do ta kthejë në motim për të marrë tri pikët.

Gugash Magani është rikthyer si trajner i Tiranës pas rreth dhjetë vjetësh dhe ashtu si herën e parë skuadra bardheblu është në pozita jokomode në kampionat. Por pavarësisht diferencave në pikë, Magani thotë se Tirana është gati dhe do të luajë si e barabartë me Partizanin, për ta fituar ndeshjen.

“Pjesa e asaj  që nuk ka favorit flitet për shkak se janë dy skuadra që dhe në momente të veçanta, kur ka qenë një më lart dhe më poshtë në renditje, derbi ka qenë gjithmonë i luftuar, se dihet ajo. Për atë që është gati, është tamam gati, do futemi në lojë për të fituar ndeshjen, si të barabartë, për të fituar ndeshjen se tek e fundit çdo ndeshje vlen tri pikë”.

Tirana ka nevojë për pikë dhe Magani e pranon që presioni është më i madh mbi skuadrën e tij për të marrë maksimumin, megjithatë thotë se skuadra prsionin do ta kthejë në motivim. Fitorja është rezultati i dëshiruar, por pa u hedhur në aventurë.

“Në pamje të parë duket që presioni është mbi ne, sepse Partizani në klasifikim është shumë mirë, ndërsa ne jemi jo në pritshmëritë e klubit. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që presionin ta kthejmë në frikë. Ne presionin duhet ta kthejmë në motivim, sepse nuk kemi se çfarë të humbasim në kuptimin për të marrë tri pikët, por jo të kalojmë në aventurë. Çdo gjë që kalon në aventurë nuk bën sukses”