RTSH Sport Live

Mainz prish festën e Bayern, Haaland udhëheq Dortmundin

  • 24/04/2021
  • |
  • Gjermani
Mainz prish festën e Bayern, Haaland udhëheq Dortmundin
Skuadra e Flick bie në fushën e Mainz. Dopieta e norvegjezit në fushën e Ëolfsburg mban Dortmundin në garë për Ligën e Kampionëve

Në javën e 31-të të Bundesligës, Bayern humbet match point e parë për titullin, duke humbur  2-1 në fushën e Mainz, që tregoi edhe njëherë se është skuadra më në formë e momentit: fitorja e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit.

Fillim i ndërlikuar për Flick, i cili rikuperon Lewandowski nga minuta e parë, por në të 3' ai tashmë është i detyruar të heshtë: vendasit kalojnë në epërsi me  Burkardt që surprizon pa dyshim Neuer, i mashtruar nga dielli dhe trajektorja. Goli nuk i ndalon të besuarit e Svensson, të cilët goditën dy shtylla midis 10' dhe 18', me portierin bavarez të aftë për të shmangur një autogol të Goretzka në rastin e parë dhe Alphonso Davies për të devijuar krosimin e Da Costa në të dytin.

 Në 37’, mbërrin dyfishimi i Mainz: goditja e lirë e Barreiro dhe goditja me kokë e Quaison. Pjesa e parë katastrofike e detyroi Flick të aktivizojë Choupo-Moting, Nianzou dhe Musiala për Sané, Coman dhe Goretzka në fillim të pjesës së dytë.

Sidoqoftë, ndryshimi i trefishtë nuk i zgjoi mysafirët, të cilët arritën të mbyllnin hendekun me Leëandoëski në minutën e 94-të: por është tepër vonë. Përfundon 2-1, me Bayern që duhet të shpresojë për një nokaut të Leipzig në Red Bull Arena me Stuttgart për të festuar suksesin e 31-të.

Dortmundi I beson Erling Haaland për të bërë rikthimin e bujshëm në zonën e Champions League. Në Volksëagen Arena, në fakt, verdhezinjtë fituan 2-0 përballë Ëolfsburg dhe ngushtojnë në -2 nga Ujqërit, duke rihapur përfundimisht luftën për vendin e katërt.  Ndeshja hapet në minutën e 12-të: Baku gabon në passim, duke favorizuar norvegjezin, i cili hyn në zonë dhe djeg Casteels me të majtën.

Vendasit përgjigjen me një shtyllë në minutën e 38-të nga Gerhardt, ndërsa në minutën e 59-të Bellingham merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë ekipin e Terzic me dhjetë, i cili megjithatë arrin të dyfishojë falë Haaland. Dortmund fiton 2-0 dhe ngjitet në 55 pikë, duke arritur -2 nga Ujqërit. Finalja e garës për një vend në Ligën e Kampionëve të ardhshëm, falë Erling Haaland, është e gjitha për t'u shkruar.