Erë ndryshimesh në kampin e Manchester City. Skuadra e Pep Guardiolës po kalon një sezon me shumë ulje-ngritje, i cili kulmoi me eliminimin nga Champions League.
Klubi anglez mund të futet sërish në merkato në përpjekje për të forcuar organikën për sezonin e ardhshëm për t'u rikthyer fuqishëm si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve pas një viti në të cilin rezultatet ishin vetëm pjesërisht të kënaqshme.
Një nga fytyrat që mund të ndezë merkaton dhe që gjendet në bllokun e Pep Guardiolës, është Eduardo Camavinga. Skuadra angleze e pëlqen jo pak mesfushorin francez me Real Madridin që e ka vendosur tashmë çmimin. “Qytetarët” do të duhet të paguajnë të paktën 70 milionë për të arritur te lojtari.