RTSH Sport Live

Shearer: Tifozeria e Newcastle meriton një trofe

  • 15/03/2025
  • |
  • Angli
Shearer: Tifozeria e Newcastle meriton një trofe

Në një intervistë për BBC, ish-sulmuesi dhe ylli i Newcastle, Alan Shearer, foli për finalen e Carabao Cup mes “qymyrxhinjve” dhe Liverpulit, që do të luhet të dielën në Uembli:

"Është e pabesueshme që një klub me madhësinë e Newcastle nuk ka fituar për kaq shumë kohë. Është e vështirë të pranohet, por një ditë do të ndodhë dhe shpresojmë se ajo ditë do të jetë nesër. Unë isha pjesë e skuadrave humbëse në finalet e Kupës FA në vitet 1998 dhe 1999.

Mund ta imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse Newcastle do të fitonte finalen e Kupës së Ligës? Reagimi nga tifozët do të ishte si asgjë që kam parë ndonjëherë. E di që jam i njëanshëm, por nëse ka ndonjë bazë tifozësh që meriton një trofe, është Newcastle: për pasionin e tyre, besnikërinë e tyre dhe se si ata i kanë qëndruar besnikë ekipit gjatë viteve”, ka thënë mes të tjerash sulmuesi legjendar.