Java e 11-të e Premier League shënoi rikthimin te suksesi të Manchester United në kampionat, duke fituar 3-0 ndaj Leicesterit. Në Old Trafford, Bruno Fernandes kaloi në epërsi Djajtë e Kuq, i pasuar nga një autogol i Kristiansen, që më pas shijuan dhe një gol të mrekullueshëm nga Garnacho në pjesën e dytë. Manchester United rimerr kështu fitoren në ligë dhe ngjitet në 15 pikë, duke lënë Leicester në 10 pikë.
Tottenhami bie në shtëpi, 1-2 përballë Ipswich Town, fitorja e tyre e parë. Szmodics dhe Delap firmosën suksesin e miqve që në pjesën e parë, goli i vetëm i vendasve u shënua nga Bentacur.
Ipswich Town merr kështu fitoren e parë në këtë Premier League, duke u ngritur në 8 pikë, pak mbi zonën e rënies. Pengesë e rëndë për Tottenhamin, i cili mbetet në 16 pikë.
Newcastle mundi 3-1 Nottingham Forest, një surprizë në fillim të sezonit. Nottingham, si skuadër pritëse në këtë sfidë, arriti të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 21-të, për të mbyllur pjesën e parë me avantazhin 1-0. Por në pjesën e dytë Magpies përmbysën gjithçka me golat e Isak, Joelinton dhe Barnes. Fitorja e dytë radhazi për Newcastle, që ngjitet në 18 pikë. Seria pozitive e Nottingham Forest është ndërprerë, por ende mbetet në një zonë komode falë 19 pikëve të marra.
Ndeshja e madhe e javës së njëmbëdhjetë të Premier League, ajo mes Chelsea dhe Arsenal në “Stamford Bridge” është mbyllur në barazim 1-1. Pas një pjese të parë 0-0, me një gol të anuluar nga VAR për Havertz, Arsenali arriti të kalojë në avantazh në minutën e 60-të me anë të Martinellit. Një avantazh që zgjati vetëm 10 minuta pasi Neto vendosi barazpeshën në minutën e 70-të.
Në finale, Arsenali humbi Saka-n për një problem fizik, por gjithsesi arriti të trembë Sanchezin me Merinon dhe mbi të gjitha Trossardin. Rezultati mbeti 1-1. Blutë dhe Topçinjtë ngjiten në 19 pikë në ligë, pas vetëm Liverpool dhe Manchester City.