RTSH Sport Live

Manchester United fiton derbin, FA Cup dhe një vend në Europa League

  • 25/05/2024
  • |
  • Angli
Manchester United fiton derbin, FA Cup dhe një vend në Europa League
Djajtë e Kuq fitojnë 2-1 falë Garnacho dhe Mainoo, ngrenë trofeun për herë të trembëdhjetë në histori dhe fitojnë një vend në Europa League.

Festoni Manchester United. “Djajtë e Kuq” fitojnë derbin kundër kampionit anglez Manchester City dhe e ngrenë Kupën e FA në qiell në Ëembley. Skuadra e Pep Guardiolës, pasi shkroi historinë me fitoren e katërt radhazi në Premier League, u mund nga kushërinjtë e tyre në kompeticionin kombëtar. Një sukses që vlen dyfish për Erik Ten Hag, gjithmonë në diskutim që prej mbërritjes në stolin e të kuqve të Mançesterit dhe me gjasë largimi për në sezonin e ardhshëm.

Një-dy United

Gjithçka ndodh në pjesën e parë të ndeshjes me Unitedin duke vendosur një-dy vdekjeprurëse mes gjysmë ore dhe minutës së 40-të. Ishte Garnacho ai që hapi rezultatin ndërsa nëntë minuta më vonë ishte Mainoo, i ndihmuar nga Bruno Fernandes, i cili shënoi golin e dytë, duke mposhtur Ortegën.

Doku tentoi të rihapë ndeshjen

Në pjesën e dytë Doku, tre minuta nga fundi, tentoi të shijojë momentin, por në fund Ten Hag fiton me Manchester Unitedin e tij duke festuar suksesin në derbi në ditën më të rëndësishme për Manchester Unitedin e tij.

Manchester United fiton 2-1 dhe i rikthehet suksesit në FA Cup(trofeu i 13-të në histori) pas tetë vitesh (hera e fundit në 2015/16), dhe kualifikohet në Ligën e ardhshme të Evropës.