RTSH Sport Live

Manchester United fiton me përmbysje

  • 05/04/2021
  • |
  • Angli
Manchester United fiton me përmbysje
Të besuarit e Solskjaer kanë marrë një fitore 2-1 përballë Brighton

Në javën e 30-të të Premier League, Manchester United mbajti vendin e tij duke fituar 2-1 ndaj Brighton, me Rashford dhe Greenwood duke iu përgjigjur Welbeck.  Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, pas ndeshjes deklaroi: “Është gjithmonë e vështirë të luash kundër Brighton. Ne morëm një rezultat të mirë, por e fituam atë duke luftuar, duke luajtur një lojë të vështirë. Në pjesën e dytë na u desh të gjenim një lojë alternative. GreenWood tani është pjekur. Sot ai ishte një nga lojtarët tanë më të ndritshëm. Ai ishte elegant, i rregullt dhe shënoi një gol të bukur, me kokë. Dhe ky është një lloj tipologjike që Mason i ka munguar deri më tani”.

Për zgjedhjen e Henderson në vend të De Gea: "Unë kam dy portierë të shkëlqyer, dy numër një. David de Gea kaloi ca kohë në shtëpi dhe më pas ishin ndeshjet e ekipeve kombëtare, kështu që ai nuk kishte luajtur për rreth një muaj. Së shpejti do të luajë me ne,  me fanellën tonë ".