RTSH Sport Live

Manchester United ndryshon mendim, Ten Hag konfirmohet në stol

  • 12/06/2024
  • |
  • Angli
Manchester United ndryshon mendim, Ten Hag konfirmohet në stol

Manchester United ka vendosur të konfirmojë sërish Erik Ten Hag si trajner për sezonin e ardhshëm. Pas javësh dyshimesh dhe paqartësish, holandezi u konfirmua në stol nga drejtuesit e “Djajve të Kuq”.

Këtë e raporton “The Athletic”, sipas të cilit vendimtare kanë qenë bisedimet e fundit të zhvilluara të martën.

Ten Hag ka një kontratë që skadon qershorin e ardhshëm, me një opsion për ta zgjatur me 12 muaj dhe tani palët do të ulen për të zgjatur marrëveshjen.